Takimi i kryetarëve të degëve të LDK-së Foto: LDK

Isa Mustafa mbledh kryetarët e degëve të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka mbledhur kryetarët e degëve të saja nëpër komuna për të diskutuar për situatën aktuale politike në vend.

Në faqen e saj zyrtare në Facebook, LDK ka publikuar dy fotografi nga takimi, por që nuk ka treguar në detaje se për çfarë temash janë duke diskutuar.

Ky takim i kryetarëve të degëve vjen 2 ditë pas takimit të fundit që LDK pati me Vetëvendosjes, e ku dështuan të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

LDK ka dal partia e dytë në zgjedhjet e 6 tetorit, pas Lëvizjes Vetëvendosje. Ndonëse janë duke diskutuar që më shumë se 2 muaj për arritjen e një marrëveshje, LDK dhe VV nuk po pajtohen për pozitën e presidentit të vendit.

Për sot nuk është njoftuar se do të ketë takim mes zyrtarëve të dyja partive, derisa takimi i radhës mund të mbahet gjatë ditës së nesërme.

KALLXO.com do të iu mbanë të informuar për takimin e kryetarëve të degëve të LDK-së.

LDK po kërkon që në marrëveshjen për bashkëqeverisje, të hyjë në pako edhe pozita e presidentit të vendit, ndërsa Vetëvendosje po propozon që kjo çështje të mos diskutohet tani, meqë mandati i presidentit aktual përfundon në prill të 2021.

Përfundon takimi LVV-LDK

LVV e LDK pajtohen veç për të vazhduar takimet

Takimi i kryetarëve të degëve të LDK-së Foto: LDK