Përfundon takimi LVV-LDK

Takimi tre orësh mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka përfunduar.

Edhe pas këtij takimi, u bë e ditur që ende nuk ka marrëveshje për koalicion qeverisës.

Glauk Konjufca, nënkryetar i LVV-së doli para gazetarëve për të folur lidhur me rezultatet e takimit.

“Krejt çka mundem me thanë për sante është se nuk pati marrëveshje. Do të shohim në ditët e ardhshme se si të veprojmë.”, tha shkurt ai.

Në anën tjetër, Avdullah Hoti nga LDK theksoi se takimet do të vazhdojnë.

“Nuk kemi arritur në një konkludim bisedimet vazhdojnë. Jemi pajtuar që të vazhdojmë edhe më tutje në arritjen e marrëveshjes”, tha Hoti

Zyrtarët e dy partive nuk kanë pranuar se cilat ishin pengesat në arritjen e marrëveshjes.

Liderët e dy partive kanë thënë se do të takohen çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes për koalicion.