Albin Kurti - Isa Mustafa

LVV e LDK pajtohen veç për të vazhduar takimet

Ka dështuar përsëri arritja e një marrëveshjeje koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Takimi njëorësh i Albin Kurtit dhe Isa Mustafës nuk prodhoi asgjë tjetër pos pajtueshmëri që të ketë takime të tjera.

Ky është takimi i radhës ku dy liderët pajtohen për vazhdimin e takimeve.

“Takimi mes liderëve që ka fillu në orën 17:00, ka përfunduar, të dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë takimet deri në arritje të marrëveshjes. Nëse jo nesër atëherë pasnesër do të ketë takim”, tha zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

https://kallxo.com/lajm/takimi-kurti-mustafa-nuk-prodhon-koalicion/

Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit me rreth 1% më shumë se LDK, që ka dalë partia e dytë.

LDK dhe Vetëvendosje kanë ngecur në negociata për postin e Presidentit. LDK e kërkon këtë post për vete, derisa LVV thotë se kjo temë nuk duhet të jetë pjesë e marrëveshjes politike.