Ia vjedhin veturën, policia gjen veturën pas pak kohësh

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Dardani në Ferizaj një burrë ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e një qytetari i cili ndodhet jashtë vendit.

Tutje sipas policisë nga ajo shtëpi janë vjedhur disa gjësende dhe një veturë e cila është gjetur pas pak kohësh, e njëjta është sekuestruar për ekzaminim.

Tutje policia sqaron se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.