Ilustrim

I vidhen tre viça në stallë, Policia po e heton rastin

Në mëngjesin e hershëm të 7 prillit, një person ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur tre viça në stallën e tij dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Nuhija” në Suharekë.

Policia e ka iniciuar rastin si vjedhje e rëndë.