Ilustrim

I publikuan fotografi të saj, tenton të vetëvritet

Një grua ka tentuar dje që të bëjë vetëvrasje në Fushë Kosovë.

Siç njoftojnë forcat e rendit, viktima ka raportuar se për këtë gjë e kishte shtyrë një person që jeton jashtë vendit.

Sipas saj, i dyshuari me të cilin kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale, i kishte publikuar foto të viktimës edhe tek familjarët e viktimës.

Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin si “shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.