Ilustrim

I mori një shumë parash për t'ia kryer disa shërbime në Komunë, arrestohet pas dy vitesh i dyshuari

Është arrestuar një person, pasi dyshohet se para dy viteve e kishte mashtruar një person në kryeqytet.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agron Rrahmani”.

Sipas raportit policor, thuhet se i dyshuari marr një shumë parash për t’ia kryer disa shërbime në Komunën e Prishtinës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.