Ilustrim

I gjendet kokainë e marihuanë në banesë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një burri i është gjetur një sasi e substancave narkotike në banesën e tij në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit i është gjetur kokainë në peshë prej 54 gramë dhe marihuanë me peshë prej 152 gramë.

I njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas njoftimit, sasia e substancës narkotike është konfiskuar nga Policia.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30 në rrugën ‘Hyzri Talla’.