Ilustrim

I dha 5 mijë euro me fajde, kërkonte t’i ktheheshin 15 mijë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, si të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte dhënë para me fajde një personi me vlerë 5 mijë euro, dhe më pa ka kërkuar që t’i kthehen 15 mijë euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kohë më parë i kishte dhënë para me fajde rreth 5000 € viktimës mashkull kosovar, ku më pas ka kërkuar ti kthehen 15000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.