Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hykmete Bajrami përballë Jeta Xharrës - LIVE

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në intervistën për KALLXO.com flet për tema të ndryshme që prekin dikasterin e saj, duke filluar që nga historia e vjedhjes së 2 milionëve nga Thesari i Shtetit.

Përballë Jeta Xharrës ministrja Bajrami do të japë shpjegime për kontrabandimin e amendamenteve të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Edhe përfitimi i milionëve nga paketa dhe shkarkimet në ATK do të jenë pjesë e intervistës së sotme.

Ministrja do të flasë edhe për uljet e buxhetit për institucionet e shëndetësisë dhe arsimit.

Hykmete Bajrami, e cila është ministre e Financave nga LDK, tregon pse partia e saj e ndryshoi qëndrimin për autostradën e Dukagjinit.