Ilustrim

Humb jetën një person nga vetaksidenti që ndodhi dje

Një person ka humbur jetën pas vetaksidenti që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë  – Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas vetaksidentit të lënduarit ishin dërguar në QKUK dhe personi që ka humbur jetën ka vdekur në ora 20:05.

Policia ka shtuar se viktima ishte pasagjere apo nëna e vozitëses dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve”, thuhet në raport të Policisë.

Vetaksdienti ka ndodhur dje në ora 13:50, ku ishte raportuar se një veturë ishte vetaksidentuar dhe ishte rrokullisur.

Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, 3 persona të lënduar

.