Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoqë e Madhe, policia evidenton mbishkrime "Kosova është Serbi"

Në fshatin Hoqë e Madhe të komunës së Rahovecit policia gjatë patrullimit ka vërejtur se në një mur ishin dy mbishkrime si: “Kosovo je Serbia” (Kosova është Serbi).

Për këtë rast policia e ka njoftuar prokurorin dhe rasti është  duke u hetuar.

Këtë vepër policia e ka cilësuar si nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.