Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dyshohet se hoqi flamujt serbë në veri të Kosovës, arrestohet i dyshuari

Në media ditëve të fundit ka qarkulluar një video, ku shihet një qytetar heq flamujt e Serbisë në Zveçan.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, lidhur me këtë rast është arrestuar një person, i cili po dyshohet për dy vepra penale.

Elshani ka thënë për KALLXO.com se i arrestuari dyshohet se ka kryer veprën penale nxitje e përçarjes dhe armëmbajtje pa leje.

Në vazhdën e veprimeve policore, Elshani tha se kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk kanë gjetur armë.

Ai tha se pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.