Policia e Kosovës
Vidhen 15 metra kabllo elektrike në Hoqë të Madhe
09.4.2023 - 12:09
Një person ka raportuar tek forcat e rendit se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e cila gjendet në oborrin e kishës ortodokse dhe kanë vjedhur rreth 15 metra kabllo elektrike.
Rasti ka ndodhur në fshatin Hoqë e madhe në Rahovec.
Sipas raportit policor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.