Greva e minatorëve - Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

Greva e minatorëve po vazhdon edhe sot në Trepçë

Minatorët në minierën e Stan Tërgut edhe sot po e vazhdojnë grevën brenda minierës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi. Ai tha se të gjithë minatorët janë në grevë.

Ata kanë parashtruar tre kërkesa për Qeverinë e Kosovës.

“Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06–10 [në fillim të çdo muaji]. Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës” – thuhet në kërkesën e e minatorëve.

Ndërkohë, mbrëmë, njërit nga minatorët u dërgua për trajtim mjekësor pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Greva në “Trepçë”, disa minatorëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore, njëri dërgohet në spital