Grabitje në tentativë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Leposaviqi ka raportuar se derisa ishte në shtëpinë e saj kishte hyrë një person i maskuar duke e kërcënuar atë.

Sipas viktimës, personi i maskuar më pas kishte filluar që të kontrolloj shtëpinë duke kërkuar gjësende me vlerë, por i njëjti nuk kishte arritur që të marrë asgjë në shtëpinë e saj.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur më 04.04.2024 në 12:30h dhe se personi i maskuar më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

PK njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore për trajtim të rastit dhe se rasti është iniciuar si “Grabitje në tentativë”.