Policia e Kosovës

Grabitje me armë në një pompë derivatesh në Prishtinë

Një grabitje raportohet se ka ndodhur dje në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Dy punëtorë kanë raportuar se një person duke i ka kanosur me armë, ua ka grabitur 70 euro.

Sipas njoftimit, i dyshuari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk raportohet për persona të arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.