Glauk Konjufca

Glauk Konjufca uron besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam për Festën e Fitër Bajramit.

Konjufca uron duke thënë “në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë e të atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”.

“Mësimet e sakrificës përgjatë muajit të Ramazanit, që kulmojnë sot në këtë ditë festive e që vijnë me sprovën e kaluar suksesshëm, skalisin shpirtin dhe fuqizojnë virtytin, e me to ecim më të fortë përpara në shoqërinë tonë, ku zë vend gjithnjë e më shumë solidariteti dhe përkujdesja gjithnjë e më e shtuar ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë për të. Gëzuar dhe për shumë vjet Fitër Bajramin, pranë më të dashurve tuaj, me shëndet, mbarësi e begati në familjet tuaja!” – ka shkruar Konjufca në Facebook, më 29.03.2025.

Besimtarët myslimanë festojnë përfundimin e muajit Ramazan në Festën e Fitër Bajramit të dielën, më 30.03.2025.