Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt, palët nisin me dhënien e fjalëve përfundimtare

Gjykata Speciale sot ka mbajtur seancën e parë për fjalën përmbyllëse ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Në fillim është lëshuar një video ku shihet i akuzuari Hysni Gucati duke folur lidhur me shpërndarjen e dokumenteve në konferenca për media.

Sipas ZPS-së të akuzuarit kanë dhënë dokumente në të cilat gjendet emrat e dëshmitarëve, me dhënien e dokumenteve të akuzuarit kanë dhënë informacione konfidenciale. ZPS-së thotë se sipas nenit 302 dokumentet e shpërndara ishin konfindenciale.

Sipas ZPS-së të akuzuarit kanë ndërmarr veprime në mënyrë që të zhbëjnë Gjykatën Speciale.

Po ashtu është bërë publike edhe biseda midis një gazetari nga Kosova dhe Nasim Haradinajt, lidhur me dokumentet.

Kjo është dita e parë e seancave për fjalën përmbyllëse për Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj. Seancat do të zgjasin deri të premten më 18 mars.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen nga ZPS-ja për veprat penale – frikësim gjatë procedurës penale, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacionin jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.