Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Gjykata Supreme refuzon ankesën e kandidatit të LVV-së për rinumërim të disa vendvotimeve në Prizren

Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar aneksen e E.M, kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit nga radhët e LVV-së.

Ankesa e tij kishte ardhur pas vendimit të PZAP-së më datë 6 nëntor që të mos rinumërohen qendrat e votimit 2020A, 2025A, 2021A, 2055A, 2048A, 2062A, 2005X, 2002A në Prizren.

Kurse, në vendim të Gjykatës Supreme thuhet se pas vlerësimit të vendimit të PZAP-së, pretendimeve ankimore dhe atyre në përgjigje në ankesë e konsideron si të pabazuar ankesën e kandidatit E.M.

PZAP në vendim ka theksuar se parashtruesi i apelit në mbështetje të pretendimeve të tij, nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse lidhur me shkeljet e supozuara për mospërputhje të rezultateve, nga formularët e bashkangjitur në apel, nuk është konstatuar ndonjë parregullsi në bartjen e votave ashtu siç ka pretenduar ankuesi. Gjithashtu, i njëjti nuk ka bashkangjitur ndonjë deklaratë, të votuesve që dëshmojnë se kanë votuar për kandidatin në fjalë e që në të njëjtin vendvotim nuk i ka dalë asnjë votë, por vetëm thekson në mënyrë të përgjithshme se ka mungesë të votave në Qendrat e votimeve të lartcekura.

Thëniet e kandidatit nuk mbështetën në asnjë provë konkrete dhe të njëjtat janë vetëm pretendime dhe nuk argumentohen me asnjë prove.

Nga kjo që u tha më sipër, Gjykata Supreme e Kosovës e ka pranuar si të bazuar qëndrimin juridik të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, sipas të cilit apeli i paraqitur nga këtu ankuesi është i pabazuar, për faktin se ankuesi nuk ka qenë në gjendje të dëshmoj në bazë të provave të bashkangjitura në shkresat e lëndës se ka pasur parregullsi në disa vendvotime dhe si rrjedhojë manipulim të votave, që do të ishte arsye për rinumërim të këtyre vendvotimeve.

Këtu gjeni vendimin e Gjykatës Supreme