Ilustrim

Gjykata i cakton masën e paraburgimit personit që dyshohet se dhunoi një të mitur

Gjykata e Ferizajt, përmes një njoftimi të datës 18.04.2024, ka bërë të ditur se e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi të paraparë me Kodin Penal.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjykata, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 15 prill 2024, rreth orës 20:00 – 21:00, përkatësisht në shtëpinë e tij në Gjilan e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën të mitur, e cila ishte e moshës 16-vjeçare.

Në njoftim thuhet se i pandehuri kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën duke e ditur moshën e saj, me pëlqimin e kësaj të fundit.

Paraburgimit është specifikuar se do të zgjasë 1 muaj.