Kryetari i Gjykatës së Ferizajt me kredi 70 mijë euro

Kryetari i Gjykatës së Ferizaj Bashkim Hyseni me  kredi 70 mijë euro.

Kryetari i Gjykatës së Ferizaj, Bashkim Hyseni në mars të këtij viti ka deklaruar pasurinë në Agjensinë Kundër Korrupsionit.

Hyseni ka deklaruar 5 prona të paluejtshme në vlerë prej 118 mijë eurove.

Banesa e blerë në vitin 2017 në shumë prej 45 mijë euro dhe mali me sipërfaqe 284 metër katrorë i blerë në shumë prej 6 mijë euro janë në emër të krytarit Hyseni ndërsa 3 pronat e tjera oborri në vlerë prej 40 mijë euro, kullosa në vlerë prej 4 mijë e 500 euro dhe ara në vlerë prej 22 mrë prej 10 mijë e 500 euro janë në emër të bababit të tij.

Kryetari Hyseni ka deklaruar se posedon dy vetura njërën të tipit “Mercedes C-220” në vlerë prej 10 mijë euro dhe tjetërën “Golf V” në vlerë prej 7 mijë euro.

Hyseni ka deklaruar para të gatshme në shumë prej 986 euro e 86 cent, ndërsa në emër të kursimeve familjarë ka deklaruar shumën prej 10 mijë e 43 euro e 58 cent.

Ndërsa kryetari i gjykatës ka deklaruar se ka kredi bankare në shumë prej 70 mijë euro.

Të hyra nga paga realizon shumën 2 mijë e 218 euro e 48 cent, ndërsa nga shërbimet e trajnimit ka të hyra në shumë prej 2 mijë e 556 euro e 68 cent – LINK