Foto: Denis Sllovinja / Termocentral , Obiliq , Kek

Gjykata e Apelit i jep të drejtë Komunës së Obiliqit në rastin me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë

Gjykata e Apelit ka aprovuar kërkesën e Komunës së Obiliqit ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, e cila ka kërkuar që të shtyhet ekzekutimi i vendimit në lidhje me pagesën me një çmim më të lirë të energjisë elektrike për qytetarët e kësaj komune.

Në aktvendimin e siguruar nga KALLXO.com, Apeli e ka kthyer në rigjykim dhe në rivendosje rastin.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e paditëses-propozueses Komuna e Obiliqit, e datës 12.04.2022, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative A.nr.560/2022, te datës 28.03.2022, anulohet dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në aktvendim.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se vendimi i shkallës së parë është i përfshirë në të metat thelbësore të dispozitave të procedurës konstestimore nga neni 182 par. 2 të LPK.