Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjuajti me armë zjarri në dasëm, shoqërohet në polici një person në Ferizaj

Një person është shoqëruar në polici, pasi që kishte gjuajtur me armë zjarri në fshatin Koshare të Ferizajt, gjatë një ahengu familjar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari me inicialet V.R., i moshës 35 vjet, pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka konfiskuar armën, kurse rasti është cilësuar  ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës’.