Gjilan, gruaja me dy fëmijë larohet nga shtëpia, burri e lajmëron në Polici
26.11.2021 - 09:56
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Gjilan, ku një grua pas mosëmarrëveshje me bashkëshortin e saj i ka marrë dy fëmijët dhe është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.
“Ankuesi ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshortja e tij e dyshuar, pa lejen e tij i ka marrë dy fëmijët e tyre dhe është larguar në drejtim të panjohur, nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë
Gjithashtu Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.