Gjendja e kompanisë 'Pastrimi' në Lipjan pas përmbytjes nga uji

Kompania “Pastrimi” e cila gjendet në hyrje të Komunës së Lipjanit është pastruar nga përmbytjet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme pas reshjeve të shiut.

Punëtorët e kësaj kompanie kanë thënë se kanë pësuar dëme materiale në pajisje dhe automjete të kompanisë.

Disa nga automjetet e kompanisë janë dërguar në riparim për shkak se kanë qëndruar një kohë të gjatë në oborr të kompanisë e cila ka qenë e përmbytur nga vërshimet.

Ekipi i KALLXO.com ka qëndruar në ambientet e kompanisë ku ka parë nga afër edhe dëmet qe janë shkaktuar brenda objektit ku qëndrojnë edhe punëtorët e kompanisë.

Përmbytjet në pjesën ku është e vendosur Kompania “Pastrimi” dhe baza e zjarrfikësve kanë ndodhur si pasojë e daljes nga shtrati të ujërave të cilat kalojnë përmes një përrocke e cila gjendet në mes të kompanisë “Pastrimi” dhe shtrihet në pjesën tjetër të qytetit.