Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjendet një person i vdekur në Vllahi të Mitrovicës

Policia e Kosovës njoftoi se një person është gjetur i vdekur në fshatin Vllahi të Mitrovicës të hënën.

Vdekja po konsiderohet si e dyshimtë nga forcat e rendit ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për  obduksion.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.