Ilustrim

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Zhegër të Gjilanit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në fshatin Zhegër të Gjilanit ka raportuar se në deponinë e mbeturinave të forta, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas Policisë, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:15.