Policia e Kosovës

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Ferizaj

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Ferizaj, se derisa ishte duke punuar me ekskavator ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësia policore është duke siguruar vendin e ngjarjes deri aty ka dalë njësia për deminim.

Ngjarja ka ndodhur dje në ‘Parkun e Lirisë’ në Ferizaj.