Policia e Kosovës

Gjendet në Vushtrri vetura që u mor me qira para disa viteve në Francë dhe nuk e kthye më

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë nën dyshimin se njëjta është marrë me qira në Francë dhe nuk është kthyer.

Sipas njoftimit, vite me parë vetura i ishte dhënë me qira një të dyshuari kosovar nga një kompani e Francës.

Ai po dyshohet se për këtë veturë nuk i kishte kryer obligimet.

Rasti është duke u hetuar, ka njoftuar Policia.