Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Drenas, ishte larguar nga shtëpia ditë më parë

Një person dje është gjetur i vdekur në fshatin Arbri e Epërme e Drenasit, në një bunar në pyllin e fshatit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, ndërsa  me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.