Gjendet i vdekur në Mitrovicë të Veriut personi i raportuar si i zhdukur

Një person ishte raportuar i zhdukur në raportin 24 orësh të Policisë gjatë së dielës, është gjetur i vdekur.

Ai është gjetur i vdekur nga një dëshmitar në Mitrovicë të veriut.

“Se me datën 12.11.2023 rreth orës 08:10 viktima e rastit mashkull kosovar nga një dëshmitar ishte gjetur i shtrirë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Trupi i viktimës u dërgua në IML për obduksion teksa rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë.