Gjakovë: I mituri goditet me veturë

Dje në Gjakovë, një person duke e ngarë automjetin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur të miturin.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.