Gjakovë, djali rrah nënën e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Gjakovës.

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje  e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:00.

Gruaja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.