Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Gjakovë, 20 pacientë me COVID-19 me oksigjeno-terapi

Nga raporti ditor i Spitalit Rajonal të Gjakovës bëhet e ditur se 20 pacientë të cilët janë të infektuar me coronavirus janë duke u asistuar me oksigjeno-terapi.

Në këtë Spital shtatë pacientë tashmë rezultojnë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa, 49 të tjerë janë duke pritur rezultatin e testit PT- RCP ku tregohet nëse janë të infektuar me coronavirus.

Në raportin e Spitalit bëhet thirrje që të respektohen udhëzimet për luftën kundër pandemisë së coronavirusit.

Nga rezultatet e publikuara dje nga IKShPK bëhet e ditur se shtatë qytetarët të Gjakovës kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Në Kosovë deri më tani janë 6045 persona të infektuar nga COVID-19, prej tyre 3226 janë shëruar dhe 144 kanë vdekur.