Jeta në Komunë, Pejë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gazmend Muhaxheri përballë Jeta Xharrës- LIVE

Sonte në serinë e debateve “Jeta në Komuna” me Jeta Xharrën është i ftuar kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri sonte përballë Xharrës, asamblistëve si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, ballafaqohet me premtimet të cilat i kishte dhënë tri vite më parë, në zgjedhjet lokale.

Gazmend Muhaxheri do të flasë për projektin e ‘Boreas’, politizimin e arsimit, dhënien e tenderëve, zyrtarët me aktakuza, premtimet për ambient të pastër, punësimet partiake në ndërmarrjet publike lokale dhe shumë çështje e halle të qytetarëve të Pejës.

Të ftuar në debat do të jenë edhe Bashkim Lajçi, nga Lëvizja Vetëvendosje, Reshat Nurboja, ish-kandidat për kryetar të Pejës nga partia Alternativa, Arbër Grabovci nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Gezon Berisha, asamblist i pavarur. Përveç përfaqësimit nga partitë politike, pjesë e debatit do të jenë edhe Naser Lajqi, nga organizata joqeveriatare “Syri i Visionit” dhe Gazmir Raci, aktivist i shoqërisë civile.