Këpucët me ngjyrë të kuqe tëvendosura në Prishtinë, që simbolizojnë vrasjen e grave - 8 mars 2022, Foto: KALLXO.xom

FOTOGALERI - Marsh në Prishtinë kundër vrasjes së grave, vendosen këpucë para qeverisë

Marshi i qytetarëve e aktivistëve si protestë ndaj vrasjes së grave ka vazhduar edhe para objektit të qeverisë.

Në oborr janë vendosur këpucë me ngjyrë të kuqe që simbolizon vrasjen e grave.

Gjatë ditës qytetarët kanë hedhur ngjyrë të kuqe tek Pallati i Drejtësisë dhe para Policisë.

Bjeshka Guri- Aktviste e YIHR (Iniciativa e të rinjve për të drejta të njeriut) tha se kërkojnë që shteti e shoqëria t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë.

“Ne kërkojmë që shteti, familja dhe shoqëria të në na trajtojnë në mënyrë të barabartë. Siguria jonë është urgjencë kombëtare. Ne kërkojmë që gratë të trajtohen dinjitetshëm dhe barabartë”, ka thënë Guri.