
FOTOGALERI - Marsh në Prishtinë kundër vrasjes së grave
08.3.2022 - 12:42
Në qendër të Prishtinës është shtuar dukshëm numri i protestuesve që i’u kanë bashkëngjitur protestës ndaj vrasjeve të grave.
Ata kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe para Policisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Nga objekti i Avokatit të Popullit kanë lëshuar një tapet shumë metërshe me ngjyrë të kuqe, si simbol i gjakut të grave te vrara.
Nën thirrjet “Drejtësi për gratë e vrara”, “Marshojmë s’festojmë”, ”Kush na mbron prej Policisë”, protestuesit po vazhdojnë protestën deri tek Qeveria e Kosovës.
Marshi i grave ka nisur nga Pallati i Drejtësisë ku po ashtu është hedhur ngjyrë në dyer të këtij objekti.