Kosova - Islanda 20.03.2025 Foto: Fatrion Ibrahimi/ KALLXO.com
FIFA publikon listën e kombëtareve më të mira në botë, Kosova ngritet për dy pozita
03.4.2025 - 11:49
Kombëtarja e Kosovës në futboll është ngritur për dy pozita në ranglistën e re të FIFA-s, për kombëtaret me të mira në botë.
Pas dy fitoreve ndaj Islandës, Kosova është ngritur në vendin e 97-të në botë me 1,238 pikë, nga vendi i ’99 që ishte më herët.
Para Kosovës është Mozambiku, kurse pas është Bjellorusia.
Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë është aktualisht në vendin e 66-të, duke rënë për një pozitë, pas fitores kundër Armenisë dhe humbjes kundër Anglisë.
Në vendin e parë si kombëtarja më e mirë vazhdon të jetë Argjentina, në vendin e dytë është Spanja, që kësaj here ndërron pozitat me Francën e vendit të tretë. Në pozitën e katërt është Anglia, kurse në të pestën është Brazili.

