Ferizaj, vazhdon vaksinimi me vaksina kundër tërbimit i qenve me pronarë

Fushata e vaksinimit kundër tërbimit të qenve me pronarë, e paralajmëruar ditë më parë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, po vijon në ambulancat veterinare në fshatra dhe qytet.

Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, sot ky vaksinim është inspektuar nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, i cili tha se ka një interesim të madh për vaksinimin e qenve kundër tërbimit, sëmundje kjo e patrajtueshme dhe fatale si për kafshët ashtu edhe për njerëzit.

Ai shtoi se Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë edhe vitin që shkoi organizoi një fushatë të tillë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.