‘Ferizaj i Gjelbër’ - Parku në 'Kodrën e Sherretëve' tejkalon me mbi gjysmë milioni Planin e Prokurimit

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi me 14 nëntor se kanë filluar punët për shndërrimin e ‘Kodrës së Sherretve’ në Ferizaj në park.

Sipas postimit të tij kanë filluar punët fillestare të rregullimit të kësaj zone.

Për shndërrimin e kësaj kodre në park, Komuna e Ferizajt me të cilën udhëheq Agim Aliu ka nënshkruar dy kontrata të prokurimit publik.

Njëra nga to, për rregullimin dhe pyllëzimin e kësaj kodre, e nënshkruar në mars të këtij viti që kap vlerën prej 717 mijë e 777 euro si dhe kontratën tjetër për pjesën elektrike të këtij projekti që u nënshkrua më 8 nëntor 2023. Kjo kontratë kap vlerën prej 199 mijë e 700 euro.

Të dyja së bashku kapin vlerën prej 917 mijë e 477 euro e 77 centë në total.

Sipas Planit të Prokurimit të publikuar në ueb-faqen e Komunës së Ferizajt për vitin 2023 parashihej që të nënshkruhej vetëm kontrata për elektriken e këtij parku.

Ky plan parashihte që kjo kontratë të kapte vlerën prej 180 mijë euro, kurse kontrata e nënshkruar e tejkalon parashikimin e planit të prokurimit për 19 mijë e 700 euro.

Ky plan i prokurimit nuk e ka paraparë kontratën për punë të lidhur në vlerën prej 717 mijë e 777 euro, si procedurë e prokurimit kjo kontratë e nënshkruar kishte filluar në dhjetor të vitit 2022.

E sipas Planit të Prokurimit të vitit 2022, kjo kontratë planifikohej të kapte vlerën prej 180 mijë euro. Që sipas kalkulimeve i bie se kontrata e nënshkruar ka tejkaluar këtë plan për më shumë se gjysmë milioni euro apo prej 537 mijë e 777 euro.

Dy tejkalimet e planeve të prokurimit së bashku prekin shifrën prej 557 mijë e 477 euro.

Duke u bazuar në Planin e Prokurimit të kësaj Komune, kontratat e lidhura tejkalojnë planin me 737 mijë e 477 euro.

buxhetin komunal të vitit 2022, ky projekt parashihej që për atë vit të kapte vlerën prej 20 mijë euro euro kurse përgjatë viteve 2022-2024 të shkonte në 180 mijë euro.

Sipas buxhetit të Komunës së Ferizajt për vitin 2023, parashihej që për këtë projekt sivjet të kryheshin punë në vlerë prej 260 mijë euro, kurse deri në vitin 2025 shuma e përgjithshme gjatë tre vjetëve të mbërrinte në 720 mijë euro.

buxhetin e votuar nga Komuna e Ferizajt për vitin 2024 dhe vlerësimet për vitet 2025 dhe 2026 shuma për këtë projekt ka ndryshuar. Për vitin e ardhshëm pritet që 250 mijë euro të shkojnë në projekt kurse për tri vitet 2024-2026 vlerësohet që ky projekt të hap shifrën prej 1.1 milion euro.

Që të dy kontratat e nënshkruara për pyllëzimin dhe rregullimin e parkut në “Kodrën Sherret” planifikohet që të kryhen brenda 36 muajve. Që i bie se punët nga kontrata e parë duhet të përfundojnë në mars të vitit 2026 kurse punët nga kontrata e dytë duhet të përfundojnë në nëntor 2026.

Dëmet e likuiduara nga të dy kontrata parashihen që të arrijnë deri në 10% e çmimit të final të kontratës, e që për kontratën e parë i bie që punët shtesë mund të shkojnë deri në 71 mijë e 777 euro, kurse për kontratën e dytë deri në 19 mijë e 970 euro.