Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Ferizaj, e mitura e denoncon për sulm seksual babain e saj

Një vajzë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj në Ferizaj.

Sipas njoftimit, viktima dhe i dyshuari janë shtetas të Shqipërisë.

Policia ka njoftuar se rasti dyshohet se ka ndodhur më 14 nëntor 2023 ndërsa është raportuar dje në Polici.

Tutje në njoftim është bërë e ditur se i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima femër shtetase e Shqipërisë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I dyshuari gjendet në arrati”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa tutje thuhet se rasti është nën hetime.