Foto: Facebook/ Albin Kurti

Emilija Rexhepi: E kam votuar heqjen e tarifës për lëndën e parë

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi e ka konfirmuar për KALLXO.com se ka votuar pro heqjes së tarifës prej 100% për lëndën e parë për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Rexhepi thotë se nuk i di votat e anëtarëve të tjerë të Qeverisë, pasi që votimi është bërë në mënyrë elektronike.

“Kemi votuar përmes e-mailit. Unë nuk e di se qysh kanë votuar të tjerët. Unë kam votuar pro heqjes”, tha shkurtimisht për KALLXO.com, ministrja Rexhepi.

Qeveria e Kosovës me 10 vota pro dhe 2 abstenime ka hequr tarifën prej 100% për lëndën e parë.

Kjo tarifë ka qenë në fuqi që nga nëntori i vitit 2018.

https://kallxo.com/lajm/kurti-nenshkruan-vendimin-per-heqjen-e-tarifes-per-lenden-e-pare/

KALLXO.com më herët publikoi emrat e të gjithë anëtareve të Qeverisë që kanë votuar pro heqjes së tarifës.