Një nga mbledhjet e qeverisë së Kosovës

Këta janë ministrat që votuan për heqjen e tarifës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën prej 100% për lëndën e parë ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kurti ka bërë të ditur se nga sonte, ora 24:00, do të hapen pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për import të lëndës së parë.

10 vota për dhe 2 abstenime i ka marrë propozimi për heqjen e tarifës.

Këta janë emrat e zyrtarëve të kabinetit qeveritar që kanë votuar pro heqjes së tarifës për lëndën e parë:

  1. Albin Kurti
  2. Haki Abazi,
  3. Emilja Rexhepi,
  4. Rozeta Hajdari
  5. Blerim Reka
  6. Glauk Konjufca
  7. Besnik Bislimi
  8. Albulena Haxhiu
  9. Arben Vitia
  10. Xhelal Sveçla

Ndërsa 2 ministrat e Listës Serbe kanë abstenuar, derisa ministrat e LDK-së nuk kanë votuar fare.