Emilija Rexhepi flet për rëndësinë e pjesëmarrjes së komuniteteve në regjistrim të popullsisë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi organizoi tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës.

Emilija Rexhepi në takim bëri të ditur se sa i përket regjistrimit, do përcjell çdo hap që të mos ketë diskriminim të komuniteteve.

Ajo shtoi se institucionet kanë përgjegjësi që regjistruesit në teren të jenë nga çdo komunitet dhe të flasin gjuhën e atij komuniteti.

“Takimi i ardhshëm do caktohet për personat që bëjnë hulumtimin në terren. Kam kërkuar që të jetë numër i madh i njerëzve. Unë do përcjelli çdo hap të agjencisë që të mos ketë kurrfarë diskriminimi të komuniteteve. Është e rëndësishme të ftohen qytetarët që të regjistrohen dhe ta japin kontributin e vet.  Institucionet shtetërore kanë përgjegjësi që regjistruesit në terren të jenë nga çdo komunitet dhe të flasin gjuhën e atij komuniteti që regjistrohet në atë moment”- u shpreh Rexhepi.

Rexhepi potencoi se të dhënat e regjistrimit përdoren për qëllime statistikore.

“Regjistrimi është i rëndësishëm, shteti e shfrytëzon atë për qëllime të ndryshme si e drejta për votim dhe e gjëra tjera të rëndësishme. Të dhënat përdoren për qëllime statistikore. Gjatë regjistrimit do të angazhohen rreth 5 mijë qytetarë që janë regjistrues.

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha tha se është me interes të lartë pjesëmarrja e secilit banor të Kosovës në regjistrim, pasi këto të dhëna përdoren edhe për shpërndarje të fondeve.

“Pjesëmarrja e secilit banor rezident në Kosovë është në interes në rend të parë të vet banorëve sepse qeveria ato i përdor për të bërë shpërndarjen e fondeve për ta lehtësuar jetën e qytetarëve.  Pra, pa regjistrim nuk ka informata të sakta, pa  informata të sakta s’mund të jetë i përfshirë secili qytetar”- ka thënë ai.

Regjistrimi i popullësisë në Kosovë pritet të nis nga data 1 shtator deri 16 tetor 2023.

Regjistrimi i popullsisë do të fillojë në shtator të vitit 2023