FOTO: KALLXO.com

Edukatoret e përfshira në rastin çerdhes në Fushë Kosovë po intervistohen nga Policia

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha është deklaruar lidhur me rastin e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë ku po dyshohet se është ushtruar dhunë ndaj një tre vjeçari.

Ai ka njoftuar se edukatoret që pretendohen të jenë pjesë e këtij rasti po intervistohen nga Policia.

“Policia e Kosovës e ka bë ftesën në drejtim të edukatoreve të cilat pretendohet se janë të përfshira në rast dhe në këto momente vetëm se janë në stacionin e policisë duke u intervistuar të gjithë akterët të cilët pretendohet se janë në rast….”-ka thënë Berisha.

Berisha ka njoftuar se po presim organet kompetente të dalin me vendimin final.

“Unë nuk kisha me quajt dhunë deri në momentin kur vërtetohet nga ekspertët”- është shprehur drejtori.

“Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht kushdo që është i përfshirë në momentin që na kemi një vendim final dhe cilësohet si fajtor, masat do të jenë konform ligjit… Janë organetet kompetente të cilat kanë me vendos në fund dhe unë ka me qëndru mbrapa vendimit të tyre”- ka shtuar ai.

Ndërkaq, drejtoresha e kësaj çerdheje, Sherife Tërnava nuk ka folur për media por ka thënë se këtë rast ia kanë lënë drejtësisë.

Rrahja e fëmijës në çerdhen në Fushë Kosovë, policia jep detaje