Rrahja e fëmijës në çerdhen në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në koordinim me Prokurorinë dhe Qendrën për Punë Sociale janë duke u marr me rastin ku një qytetar postoi pamje të nipit të tij për të cilën deklaroi se është rrahur në çerdhen ‘Gëzimi Ynë’ në Fushë Kosovë.

Qytetari ka publikuar pamje të kamerave të çerdhes, të cilat, sipas tij, tregojnë se si edukatoret e rrahin dhe e tërheqin zvarrë nipin e tij 3-vjeçar.

Po ashtu, ai ka publikuar foto të fëmijës me lëndime në krahë.

“Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast. Për detaje mbesim në kontakt pasi të përfundon faza fillestare e hetimit”- ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës.

Qytetari pretendon se nipi i tij 3-vjeçar ka përjetuar dhunë në çerdhe në Fushë-Kosovë