Peja. Foto: Kallxo.com

Edhe një aktakuzë për mosrespektim të ligjit të pandemisë në Pejë

Prokuroria e Pejës ka ngritur edhe një aktakuzë për mos respektim të rregullave shëndetësore për pandeminë.

Kjo aktakuzë është ngritur kundër një personi. Ai akuzohet se nuk ka vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë Covid-19.

Një aktakuzë e ngjashme është ngritur edhe dje nga Prokuroria e Pejës. Edhe gjatë ditës së djeshme u akuzua një person për këtë vepër penale.

Kjo është aktakuza e tretë gjatë kësaj jave e cila ngritët për mos respektim të rregullave të pandemisë.

Një aktakuzë e tillë u ngrit ditë më parë në Prokurorinë e Gjilanit.

Pejë: Aktakuzë për mosrespektim të rregullave të pandemisë

 

.