Ilustrim

E kërcënoi me vrasje kosovarin, arrestohet pas gati 5 muajve shtetasi i Shqipërisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, të dielën më mbrëmje, më 18.02.2024 për një ngjarje që dyshohet se a ndodhur në shtator të 2023.

Disa muaj pas rastit, i dyshuari, shtetas i Shqipërisë është arrestuar për kanosjen me vrasje të një personi tjetër, shtetas i Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari kanosjen e kishe bërë përmes telefonit.

I dyshuari është arrestuar në Lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, në orën 19:38.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.