Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

E goditi të dashurën me grushte në fytyrë për shkaqe xhelozie

Policia ka arrestuar një burrë në Gjakovë pasi dyshohet se pas një një konflikti verbal për shkaqe xhelozie e kishte goditur me grushte në fytyrë gruan me të cilën ishin në lidhje dashurie.

Sipas policisë, si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Derisa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:20.